Së shpejti pritet të fillojë sezoni më i ri i serialit komik “O Sa Mirë” në Klan Kosova.
Aktorët tashmë janë gati dhe kanë nisur provat për realizimin e episodit të parë të këtij sezoni.
Aktorja Arjola Demiri, e njohur për rolin e saj me emrin “Xhbane” ka publikuar së fundmi një fotografi nga provat në InstaStory.
Në imazhin në fjalë vërehen skenaristët, teksa edhe zbulon rikthimin e një prej aktoreve që nuk u pa në episodet e fundit të sezonit të kaluar.
Është kjo Olta Daku, ose e njohur në serial si “Jana Hajdari” që luan rolin e profesoreshës së fizikës.
Ajo është pa diskutim njëra ndër personazhet më të pëlqyer nga publiku, dhe fotografia e publikuar nga Arjola tregon se Olta është rikthyer, përderisa shihet e pranishme gjatë provave. /Telegrafi/