Gjeografi Fitim Humolli, profesor në Universitetin e Prishtinës, ka dhënë sot dorëheqje prej Komisionit për matjen e territorit, raporton Zëri.info.
Ai në një prononcim për Zërin ka thënë se dorëheqja e tij ka ardhur, pas përpilimit të draft-raportit që pritet të dalë nesër.
“Jam duke e dorëzuar kërkesën për dorëheqje, pas draft-raportit të komisionit”, ka thënë ai për ‘Zërin’.
Ndryshe, komisioni për matjen e territorit nesër pritet t’i publikojë rezultatet finale për punën e bërë gjatë tërë kohës. /Zëri/