Site icon Telegrafi

“Profesor i gjuhës shqipe, a?”, plasë debati i parë mes Gresës dhe Besfortit

Aktorja Gresë Gashi dhe aktori Besfort Daka patën një debat, që orët e para të ditës.

Gjatë një bisede e sipër, derisa Gresa po shpjegonte se si e kishte mësuar gjuhën turke, aktori e përmirësoi në aspektin e gramatikës.

Ajo po i thoshte se si kishte përvetësuar gjuhën duke shikuar “seriala” turke. Ishte Besforti më pas i cili e korrigjoi, duke i thënë: “Seriale, jo seriala”.

Megjithatë, ky përmirësim siç duket e bezdisi banoren, duke i reaguar menjëherë.

“Profesor i gjuhës shqipe, ti a? Nuk po më diskutohet më me ty mbasi më përmirësove”. /Telegrafi/

Exit mobile version