Site icon Telegrafi

Profesioni i veçantë i Edona Zeqirit, pikturon në pjata (Video)

Piktura është pasion i shumë njerëzve, por secila nga ta e shpreh këtë pasion në mënyra të ndryshme.

Edona Zeqiri është njëra nga të apasionuarat për pikturën, por ndryshe nga shumica e profesionistëve të kësaj pune, ajo përdorë një metodë tjetër për të shprehur talentin e saj.

Ajo pikturon në pjata portrete e figura të personalizuara dhe këtë e bën prej dy vitesh.

“Kur u bëra nënë, kam pikturuar pjatën për djalin tim dhe më pas një tjetër për fëmijën e shoqes time. Këto punime i kam vendos në rrjete sociale dhe kanë filluar njerëzit t’i pëlqejnë shumë. Më pas kanë filluar të pyesin se sa kushtojnë dhe më ka ardhur si ide pse të mos e fillojë të bëj art në pjatë”, shprehet artistja Edona Zeqiri.

Si çdo profesion edhe ky i Edonës kërkon përkushtim të madh, ngjyrat e ndryshme që ajo i përdorë bashkë më shkronjat dhe simbolet e karakterizojnë punën e saj.

“Në nëntor janë bërë dy vite. Si artiste më kanë ndihmuar shumë që të mos ndahem nga arti. Punoj me ngjyra akrilik, por në varësi të kërkesave punoj edhe me ngjyra që janë speciale për pjata, por kërkojnë kohë më shumë dhe janë më të kushtueshme”.

Artistja thotë se kohët e fundit është shtuar interesimi edhe nga të rriturit.

“Pjatat janë të personalizuara. Portretet marrin kohë pak më shumë, deri në dy ditë”, thotë Zeqiri./RTV Dukagjini/Telegrafi/

Exit mobile version