Kupa e Botës nxjerr gjithmonë disa fakte kurioze. Kjo statistikë e veçantë ishte i vërtetë në edicionet 2010, 2014 dhe 2018. A do ta bëjë përsëri këtë vit, në Katar 2022?
Ethet e Kampionatit Botëror veçse kanë filluar të rriten pasi kanë mbetur vetëm tri ditë deri në nisjen e edicionit të sivjetmë.
Këtë edicion, sikurse në çdo edicion tjetër kanë filluar parashikimet e ndryshme dhe për këtë Kupë të Botës ka një fakt kurioz që e ‘tregon’ fituesin.
Kjo lidhet me golashënuesin më të mirë të Kampionatit Evropian më të fundit para një Botërori. Këta individë dhe ekipet e tyre priren të fitojnë Kupat e Botës.
Ndodhi me David Villa, Mario Gomez, Antoine Griezmann dhe tani mund të ndodhë me Cristiano Ronaldon.
A do të ndodhë tani me Portugalinë dhe Ronaldon? Ai ishte, në fund të fundit, golashënuesi më i mirë herën e fundit në Euro 2020.
Në vitin 2010 ishte David Villa që fitoi Kupën e Botës pasi shënoi pesë gola në Euro 2008. Më pas ishte Mario Gomez që shënoi tre në Euro 2012 dhe fitoi Kupën e Botës në 2014.
Së fundi, Griezmann shënoi gjashtë në Euro 2016 dhe u kurorëzua kampion bote në vitin 2018 me Francën.
Numrat duket se shkojnë në favor të Cristianos, por ndoshta tani është radha e një përfaqësuese jashtë Evrope për të fituar trofeun e madh. /Telegrafi/