Është normale për shumicën prej nesh, që pas një dite të lodhshme pune dhe larjes së shpeshtë, duart tona të ndjehen shumë të thata.
Ne përpiqemi të aplikojmë kremin hidratues para se të shkojmë në shtrat, por ndodh që sërish nuk ka rezultat. Të nesërmen, lëkura duket sërish e dehidratuar dhe kjo për një sërë faktorësh.
Përveç hidratantit, mund të provojmë dhe produkte të tjera, që ndihmojnë në “ushqyerjen” e lëkurës – transmeton Top Channel.
Aplikoni në duar tërshërë me vaj të thjeshtë luledielli
Mjalti i pastër është produkti i duhur për rigjenerimin e lëkurës së duarve
Vendosni vazelinë në duar, vishni doreza dhe mbajeni gjatë gjithë natës
Krijoni vetë një maskë me avokado
Zgjidhni produkte që përmbajnë vitaminë B3
Ose konsumoni ushqim të pasur me vitaminë B3 ose aplikoni produkte për kujdesin e lëkurës që përmbajnë niacinamide dhe kjo vitaminë do të përmirësojë hidratimin e lëkurës suaj.
Do të vini re që lëkura juaj është më e butë dhe më e zbutur. Gjithashtu, dermatologët thonë se B3 ndihmon në forcimin e barrierës së lëkurës dhe ruajtjen e lagështisë së saj për më gjatë.