Viva Fresh Store, si rrjeti më i madh i marketeve në Kosovë, mbështesin në vazhdimësi prodhuesit vendorë.
Përmes bashkëpunimit me Kooperativën Bujqësore “Krusha”, ata sjellin në treg turshi të freskëta dhe ajvar tradicional, të prodhuara nga gratë e fuqishme të Krushës së Madhe.
Fahrie Hoti ka krijuar kooperativën bujqësore Krusha, kompani kjo që lindi nga nevoja dhe qëndresa e grave që pësuan shumë nga lufta e fundit në Kosovë.
Ajo çdo ditë përgatit produktet e saj të cilat pastaj zënë vend nëpër shumë dyqane në Kosovë dhe jashtë saj, përfshirë ato evropiane e amerikane.
Në mesin e atyre vendeve që së pari ia kanë krijuar asaj hapësirën për t’i shitur produktet e saj ka qenë edhe rrjeti i dyqaneve Viva Fresh Store!
Me mbi 120 pika nëpër gjithë Kosovën, Hoti thotë se mbështetjen e marrë nga Viva Fresh Store ka bërë që ajo të krijojë një biznes të suksesshëm dhe njëkohësisht të krijojë edhe shumë vende të reja të punës.
Me blerjen e 90% të prodhimit të tyre, Viva Fresh Store garanton që këto produkte cilësore të jenë në tryezat e çdo familje në Kosovë.
Mbështesim prodhimin vendor, promovojmë cilësinë dhe kujdesemi për konsumatorët tanë!
Kudo jemi bashkë! Viva Fresh Store!