Site icon Telegrafi

Produksioni konfirmon: Egli do të rikthehet të shtunën në Big Brother VIP Albania

Largimi i papritur i Egli Takos nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4 tronditi banorët dhe publikun, por duket se loja ka ende surpriza të mëdha.

Në klipin promovues të spektaklit të së shtunës, produksioni ka konfirmuar një kthesë të papritur: Egli Tako do të rikthehet në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

“Rikthehet Egli! Çfarë do të ndodhë? Të shtunën, Big Brother VIP, ora 21:15, me Ledion Liçon vetëm në Top Channel!”, thuhet në njoftimin e publikuar nga produksioni.

Lexo po ashtu Sfida e mos-reagimit në Big Brother VIP Albania, momenti kur Livia ia merr unazën nga dora Gjestit

Ky rikthim ka ngjallur kureshtje të madhe në rrjetet sociale, me fansat që spekulojnë mbi arsyet dhe pasojat e këtij vendimi.

A do të ndryshojë dinamika mes banorëve? Si do ta presin ata kthimin e Egli Takos? Përgjigjet do të zbulohen në spektaklin e së shtunës, i cili pritet të sjellë një tjetër episod plot tension dhe emocione. /Telegrafi/

Exit mobile version