Telegrafi

Produksioni holandez bën film për skijimin në Bjeshkët e Nemuna

Summit Production Agency nga Holanda me përkrahjen e kompanive globale të pajisjeve sportive Helly Hansen dhe Arva ka prodhuar një film të shkurtër që tregon për skijimin në Bjeshkët e Nemuna në Kosovë dhe Shqipëri.

Filmi i mundësuar nga kompania ndërkombëtare Freeride Albania i tregon pamjet e virgjëra të Bjeshkëve të Nemuna dhe mundësinë e skijimit në to.

Përveç borës dhe majave të mbushura me borë në një sezonë me mungesë bore në tërë rajonin, filmi tregon edhe për grykat, shpatijet dhe thepat e këtyre bjeshkëve që po zënë vendin e tyre të merituar në hartën botërore të turizmit.

Bjeshkët e Nemuna çmohen në veçanti për hapësirat e pandotura nga teleferikët dhe qendrat e mëdha të skijimit duke i bërë ato vende për nivelin më të sofistikuar të turistëve.