Telegrafi

Produksioni i Big Brother VIP Albania merr vendim që të bllokohen të gjitha komentet në Instagram

Prezantuesja e Big Brother VIP Albania, Arbana Osmani (Foto: Arbana Osmani/Instagram)

Big Brother VIP Albania është pothuajse tahshmë formati televiziv më i shikuar në mbarë trevat shqiptare.

Që në nisje të tij, BBVA ka ngërthyer para ekranit njerëz të shumtë të cilët kanë përcjellur bashkëjetesën e shumë personazheve VIP të ngujuar në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

E teksa edicioni i sivjetmë është përcjell me interes shumë të madh, të shumta kanë qenë edhe reagimet dhe komentet që videot e programit kanë marrë në rrjetet sociale.

Lexo po ashtu Luiz Ejlli mendon se do të skualifikohet të shtunën nga Big Brother VIP Albania

Megjithatë, për një arsye të panjohur, së fundmi Big Brother VIP Albania ka marrë vendimin që të bllokohen të gjitha komentet për videot e publikuara nga ky spektakël në Instagram.

Big Brother VIP Albania bllokon të gjitha komentet në Instagram (Foto: BBVA/Instagram)

Ndryshe nga ç’ka qenë në fillim të spetaklit dhe në sezonin e kaluar ku komentuesit mund të shprehnin mendimin e tyre në hapësirtën për komente – kjo gjë nuk është tashmë e mundur në profilin zyrtar të BBVa në Instagram.

Mesa duket një vendim i tillë vjen në sajë të komenteve negative dhe fyese ndaj banorëve, të cilat indirekt prekin edhe familjarët dhe rrethin e tyre. /Telegrafi/

Të vetmet video që kanë të lejuara komentet janë videot nga e kaluara (Foto: BBVA/Instagram)