Estrada shqiptare përmban një numër të madh të artistëve, për të këngët e të cilëve përkujdesen producentë të ndryshëm.
Po, në shtetin e Kosovës si duket ha hyrë në treg edhe një prej tyre, e që kësaj radhë është vajzë.
Ajo quhet Lisa, e cila njihet për bashkëpunimet që ka me emra të njohur të estradës vendore, e që ka sukses të madh.
Në një postim në rrjetin social Instagram, ajo tashmë ka lansuar albumin e saj të parë me tinguj muzikor, që përbëhen nga zhanre nga më të ndryshmet.
“Olympia” titullohet prodhimtari e saj muzikore, për të cilën është komentuar pozitivisht.
Ndërkaq, ajo shquhet si ndër producentet e para shqiptare, që në mënyrë të menjëhershme ka arritur të korr sukses. /Telegrafi/