Spiunin e popullarizuar, James Bond, me shumë mundësi, asnjëherë nuk do ta luajë një femër – ka thënë producentja Barbara Broccoli.
“Bondi është mashkull. Është karakter mashkullor. Është shkruar për një mashkull dhe me shumë mundësi do të mbetet karakter mashkulli”, ka thënë ajo për The Guardian.
“Dhe kjo është në rregull. Nuk kemi nevojë që karakteret e meshkujve t’i shndërrojmë në femra. Mund të krijojmë më shumë role të femrave dhe të shkruajmë ngjarje që u përshtaten protagonisteve femra”, ka shtuar producentja.
Sipas fjalëve të vajzës së Albert Broccolit, i cili ka qenë producent i shumë filmave për ‘007’, James Bondi nuk është krijuar që të portretizohet nga një femër për shkak të filmave të parë për agjentin sekret.
“Ashtu si është ndërruar bota, e kemi ndërruar edhe Bondin. Jam përpjekur të jap kontributin tim dhe sidomos me Daniel Craigub, James Bondi është bërë bashkëkohor në kuptimin se si janë prezantuar rolet femërore”, ka sqaruar Barbara.
Cary Joji Fukunaga do të jetë regjisori i filmit të ardhshëm për James Bondin, i cili është i 25-ti me radhë për ‘007’, ndërsa Daniel Craig do ta luajë rolin e agjentin të famshëm sekret, ndoshta për herë të fundit. /Telegrafi/