Site icon Telegrafi

Producenti Nurteel godet rëndë Butrint Imerin për këngën e re: Shkeli të drejtën e autorit (Video)

Producenti Nurteel godet rëndë Butrint Imerin për këngën e re: Shkeli të drejtën e autorit (Video)

Një nga top producentët e skenës muzikore shqiptare, Nurteel, ka akuzuar këngëtarin, Butrint Imeri, për shkelje të të drejtave të autorit.

Ishte Butrint Imeri ai që lansoi ditë më parë projektin e titulluar “Bella”, i dedikuar për këtë verë.

Megjithatë, projekti që u cilësua se u punua nga Bigdeal Records në fakt e sheh këngëtarin e ri duke bërë një shkelje të të drejtës autoriale.

Gjithnjë sipas producentit të njohur Nurteel, ai është autor i pjesës më të madhe të këngës, teksa fare nuk është përmendur si krijues i saj.

Lexo po ashtu Premierë: Butrint Imeri - Bella

Kujtojmë se Butrint Imeri një kohë ka qëndruar në studion e Massive Production, aty ku edhe ka vepruar Nurteel më herët.

Sipas Nurteelit, Butrinti nuk ka cituar fare atë si autor të këngës “Bella” dhe ka shkelur të drejtën e tij autoriale.

“Butrint Imeri ka lansuar këngën në të cilën është përdorur vija ime melodike e strofës së parë komplet me tekst dhe gjysma e saj është përdorur edhe në strofën e dytë. 50 për qind e punës që është kryer nga unë, Nurteel, i është llogaritur si meritë krejt dikujt tjetër dhe mua më është mohuar e drejta e autorit”, thotë producenti i njohur i shumë hiteve.

Ai shton se tashmë ka ndërmarrë masa ligjore për këtë padrejtësi që i ka ndodhur atij.

“Kompania Acromax GMBH është duke u marrë me procedurat vijuese për shkeljen e të drejtës së autorit”, përfundon ai.

Nurteel njihet si bashkë-autor me Granit Gashin i superhitit shqiptar, “Ajo” nga Ghetto Geasy dhe Majk, teksa ai punoi edhe hitet e mëdha të 2Ton, Bleros, Greta Koçit e shumë artistëve të tjerë. /Telegrafi/

Exit mobile version