Blerja e orizit për rezerva shtetërore është bërë procedurë problematike dhe vështirë se do të realizohet, pasi që në buxhetin shtetëror nuk janë ndarë mjete për këtë qëllim, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Kështu thotë ministri i bujqësisë, Mihaill Cvetkov, pas paralajmërimeve të zëvendësit të tij, Kostadinovski, i cili më herët deklaroi se shteti do ta blejë tepricëne orizit nga korrja e vitit të kaluar, për ta zbutur gjendjen e rëndë financiare të prodheusve të orizit./Telegrafi/