Site icon Telegrafi

Prodhuesit e filmit “Barbie” kërkojnë falje për shakatë që bënë në lidhje me rivalin “Oppenheimer” dhe Japoninë

Kompania Warner Bros ka kërkuar falje pasi një llogari zyrtare e filmit Barbie në rrjetet sociale iu përgjigj memeve të “Barbenheimer” (një emër që përdoret për të përshkruar trendin aktual të filmave “Barbie” dhe “Oppenheimer”) që shfaqnin imazhe të bombës atomike.

Këto imazhe tregonin aktoren bukuroshe Margot Robbie me një model flokësh me re në formë kërpudhe. Llogaria zyrtare e filmit Barbie në Instagram u përgjigj duke shkruar: “Ky Ken është një stilist”.

Filmi “Barbie” është planifikuar të dalë në treg më 11 gusht në Japoni – pesë ditë pas 78-vjetorit të sulmit me bombë atomike në Hiroshima.

Imazhe të tjera meme që tërbuan përdoruesit japonezë të rrjeteve sociale përfshijnë një që tregon Cillian Murphy, i cili luante rolin e Robert Oppenheimer – i njohur si “babai i bombës atomike”, duke mbajtur zonjën Robbie mbi supe përmes një qyteti të djegur. Llogaria zyrtare e filmit Barbie në Twitter u përgjigj: “Do të jetë një verë për t’u mbajtur mend”.

Në një deklaratë të postuar në llogarinë Barbie të Warner Bros Japan, firma tha se ishte “jashtëzakonisht për të ardhur keq që llogaria zyrtare e selisë amerikane për filmin ‘Barbie’ reagoi ndaj postimeve në mediat sociale të fansave të ‘Barbenheimer’”.

Një ditë më vonë, selia e saj në ShBA i tha BBC-së: “Warner Bros i vjen keq për angazhimin e saj të fundit të pandjeshëm në rrjetet sociale. Studio ofron një kërkim falje të sinqertë”.

Twitter, i cili kohët e fundit është riemërtuar në X, që atëherë ka shtuar shënime të komunitetit në postimet origjinale për të nxjerrë në pah kontekstin historik të sulmeve me bombë atomike në Japoni.

Numri i viktimave të regjistruara është vlerësim, por mendohet se rreth 140,000 nga 350,000 popullsia e Hiroshimës u vranë në shpërthimin e 6 gushtit të vitit 1945. Të paktën 74,000 njerëz vdiqën kur Nagasaki u bombardua tre ditë më vonë.

Rrezatimi i lëshuar nga bomba bëri që mijëra njerëz të vdisnin nga sëmundja e rrezatimit në vitet që pasuan.

Një përdorues i rrjeteve shkroi: “Gjyshi im ishte në Hiroshima deri disa ditë para se të hidhej bomba atomike. Mes atyre që vdiqën nën atë re kërpudhash kishte shumë fëmijë që ishin në moshën e lojës me kukullat ‘Barbie’”.

Një zëdhënës i qytetit të Hiroshimës i tha BBC-së se 78 vjet më pas, ai do të “vazhdojë të punojë për të përhapur njohuritë dhe të kuptuarit e ndikimit fizik dhe psikologjik të bombave bërthamore, si dhe shpresën e të mbijetuarve nga bomba për çarmatim bërthamor”.

Distributori i “Oppenheimer” nuk ka njoftuar ende një datë publikimi të filmit në Japoni. /Telegrafi/

Exit mobile version