Fotot e rrjedhura të automjetit të parë nga prodhuesi i smartphoneve Xiaomi janë shfaqur në internet.
Siç raportohet nga mediet e huaja, sedani elektrik nga Xiaomi quhet “SU7”, transmeton Telegrafi.
Vetura SU7 do të jetë e disponueshme me një zgjidhje të vozitjes me një motor me rrota të pasme dhe 220 kw, ose me version me të gjitha rrotat me dy motorë dhe 495 kW.
Raportohet se makina elektrike do të vijë në tre versione, SU7, SU7 Pro dhe SU7 Max. /Telegrafi/