Gjiganti i duhanit Philip Morris mund të ndalojë shitjen e cigareve për 10 vjet në Mbretërinë e Bashkuar.
Masa do të thoshte se marka kryesore e kompanisë, Marlboro, do të zhdukej nga dyqanet britanike, transmeton Telegrafi.
Autoritetet britanike kanë deklaruar kohët e fundit se ata duan të ndalojnë pirjen e duhanit në Angli deri në vitin 2030, raporton bbc.
CEO i Philip Morris International Jacek Olczak tha se ai donte të ndihmonte kompaninë që të linte duhanin pas.
“Unë mendoj se problemi i pirjes së duhanit mund të zgjidhet në Britani në një maksimum prej 10 vjetësh”, tha ai.
Inkurajimi i njerëzve për të kaluar në alternativa, së bashku me një rregullim të fortë, do të ndihmonte në zgjidhjen e problemit të pirjes së cigareve një herë e përgjithmonë. /Telegrafi/