Site icon Telegrafi

Prodhuesi gjerman i makinave VW po negocion shitjen e fabrikës në Rusi

Kompania Volkswagen po zhvillon bisedime për shitjen e fabrikës së saj në Kaluga, Rusi, një vit pasi kompania ndaloi prodhimin dhe eksportin e automjeteve të saj për shkak të pushtimit rus të Ukrainës.

“Një nga opsionet është shitja e aseteve të Volkswagen Group Rus, dhe kështu edhe fabrika në Kaluga, te një palë e tretë”, ka thënë një zëdhënës i kompanisë të mërkurën.

“Bisedimet për këtë janë duke vazhduar dhe ende nuk janë finalizuar”.

Më herët, gazeta ruse RBK kishte raportuar, pa konfirmim nga asnjëra kompani, se grupi rus i shitjeve të makinave Avilon po kërkonte të blinte fabrikën në Kaluga.

VW ndaloi prodhimin në dy fabrikat e saj në Rusi në mars të vitit 2022 në sfondin e luftës në Ukrainë.

Atje është ndërprerë edhe eksporti i automjeteve në Rusi për të gjitha markat e grupit.

Bizneset perëndimore janë larguar nga Rusia që kur Moska nisi pushtimin e saj në shkallë të plotë të Ukrainës një vit më parë. /Telegrafi/

Exit mobile version