Një 67-vjeçar është arrestuar në Tepelenë me akuzën e prodhimit të paligjshëm të kriptomonedhave, ndërsa është shpallur në kërkim djali i tij 35-vjeçar.
Sipas Policisë, ata kishin përshtatur banesën në lagjen “15 shtatori”, Tepelenë, me pajisje për prodhim të kundërligjshëm të kriptomonedhave.
Policia e Shtetit/Finalizohet operacioni policor i koduar “Coins”.
Operacioni, nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernerike në DPPSh, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Tepelenë.
Kishin përshtatur banesën në lagjen “15 shtatori”, Tepelenë, me pajisje për prodhim të kundërligjshëm të kriptomonedhave, arrestohet 1 shtetas dhe punohet për kapjen e djalit të tij.
Sekuestrohen pajisje që i shërbenin kësaj veprimtarie të kundërligjshme.
Gjatë këtij operacioni, nga kontrolli i kryer në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, në banesën e shtetasve H. O., 67 vjeç dhe A. O., 35 vjeç, babë e bir, u gjetën disa pajisje që shërbenin për prodhim të kundërligjshëm të kriptomonedhave.
Në vijim të veprimeve procedurale për rastin u arrestua në flagrancë 67-vjeçari, si dhe po punohet për kapjen e shtetasit A. O..
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme. /Telegrafi/