Ngritja e kapaciteteve, promovimi i prodhimeve vendëse dhe investimet e reja në Kosovë, janë tri nga objektivat kryesore të Aleancës Kosovare të Bizneseve, tha kryetari i rizgjedhur Agim Shahini.
Kreu i AKB-së premtoi se do të vazhdojnë të jenë zë i fuqishëm i bizneseve prodhuese në Kosovë, tradita vazhdon me mbrojtjen e interesave afariste.
Ndryshe, në Kuvendin e VI-të Zgjedhor janë zgjedhur të gjitha strukturat e saja udhëheqëse për katër vjetët e ardhshme. Zëvendëskryetar janë zgjedhur Suad Berisha, Bashkim Osmani, Burim Piraj dhe Skender Krasniqi, të cilët premtuan se do të jenë krah i bizneseve.
Edhe anëtar të Bordit Drejtues Fadil Maxhuni, Ahmet Kuqi, Qemajl Smajli, Enver Abazi, Hysni Zogaj, Muharrem Osmani, Sulejman Konushevci, Agron Thaçi, Arsim Selman Musa, Avni Ponari, Nehat Devolli, premtuan se do të jenë në mbështetjet të bizneseve që janë shtylla thelbësore e shtetit për zhvillimin ekonomik dhe mirëqenien sociale. /Telegrafi/