Site icon Telegrafi

Prodhimi i Ferrari Purosangue SUV pritet të fillojë në vitin 2022

Ferrari e ka konfirmuar në raportin e tij të shitjeve të vitit 2021 se SUV Purosangue së shpejti do të bëhet realitet.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, kompania gjithashtu deklaroi zyrtarisht se prodhimi i Purosangue do të fillojë në vitin 2022, derisa dërgesat do të fillojnë në vitin 2023. Një debutim i plotë duhet të vijë në muajt e ardhshëm, ndonëse Ferrari nuk tha saktësisht se kur do t’i vëmë sytë për herë të parë në SUV.

Purosangue u konfirmua për herë të parë në vitin 2018.

Automjeti pritet të jetë dukshëm më i shtrenjtë se makina SUV e Lamborghini Urus që kushton 225 mijë dollarë dhe më i shtrenjtë se automjeti tjetër SUV i Aston Martin DBX i cili është 179 mijë dollarë; Purosangue mund të fillojë me një çmim me mbi 300 mijë dollarë. /Telegrafi/

 

Exit mobile version