Telegrafi

ProCredit Bank në Maqedoni organizon aktivitet për ambient më të pastër (Foto)

ProCredit Bank në Maqedoni për sot do të organizojë ditën e diskutimeve dhe veprimeve për ambient më të pastër nëpërmjet mos përdorimit të veturave nëpër qytet, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ndërkohë do të mbahen tre aktivitete të njëpasnjëshme për të ndihmuar ambientin e pastër në Maqedoni.

Nga ora 12:00 deri ora 14:00 do të mbahet një shpalosje e veturave elektrike dhe mundësi e test vozitjes së veturave elektrike të bankës.

Nga ora 13:00 deri ora 14:00 do të mbahet panel diskutim me temë “Si të rritet mobiliteti dhe vozitja e veturave elektrike?” ku do të flet kryetari i komunës Karposh, Stefan Bogoev; zëvendësministri për ekologji, Jani Makraduli dhe përfaqësues nga ProCredit Banka, nga EVN, MEPSO, Porsche Maqedoni dhe Elektromobilnost Maqedoni.

Ndërsa, nga ora 12:00-14:00 do të promovohet rruga pa emisione gazi, që do të quhet rruga e gjelbër. /Telegrafi/