Site icon Telegrafi

Procesi i Berlinit në Tiranë, Rama: Jemi në përgatitjet e fundit për eventin

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama me anë të një postimi në Facebook ka thënë se përgatitjet për Samitin e Liderëve të procesit të Berlinit janë drejt përfundimit.

Samiti do të zhvillohet më datë 16 tetor e për herë të parë do të bëhet jashtë kufijve të BE-së.

Të pranishëm do të jenë gjashtë kryeministrat e rajonit, ku kanë konfirmuar pjesëmarrjen Presidenti i Francës dhe Kancelari i Gjermanisë, Presidentja e Komisionit Evropian, si edhe një sërë kryeministrash të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian. /Telegrafi/

Exit mobile version