Site icon Telegrafi

Procesi ’16+1′ ofron perspektiva të shkëlqyera për marrëdhëniet Kinë-Maqedoni

Koncepti i ri kinez i marrëdhënieve ndërkombëtare e ka parasysh skenën e ndryshuar ndërkombëtare të marrëdhënieve dhe bazohet në parimet e bashkëpunimit mbi parimin “të gjithë janë fitues” (win-win). Marrëdhëniet me Republikën e Maqedonisë janë miqësore dhe kanë perspektivë të shkëlqyer përmes zbatimit të Procesit 16+1 me 16 vende nga Evropa Qendrore dhe Lindore, pjesë e së cilës është edhe Maqedonia, këtë e theksoi zëvendësdrejtori i përgjithshëm i Institutit kinez për studime evropiane, Çeng Vejdong, CASS e RP Kinës i cili sot në MPJ mbajti ligjëratë me temë “Marrëdhëniet dhe progresi i Procesit të bashkëpunimit 16+1 – një rrip një rrugë me Republikën e Maqedonisë”, përcjell Telegrafi Maqedoni nga AIM.

Drejtori i Institutit për hulumtime gjeostrategjike dhe politikë të jashtme në kuadër të Ministrisë së Punëve të Jashtme, Abdul Kadër Memedi theksoi se projekti “16+1” është i suksesshëm pasi që bazohet në parimet “fitues të të dyja palëve”, rezulton me projekte konkrete të infrastrukturës dhe nuk i vë në pikëpyetje interesat tona strategjike për integrimin euroatlantik.

Instituti kinez për studime evropiane është pjesë e Akademisë për Shkenca Shoqërore që është institucioni më i madh akademik dhe është platforma më me ndikim tink-tenk në Kinë dhe i numëron 39 institute në të cilat janë të angazhuar 3.300 hulumtues. /Telegrafi/

Exit mobile version