Site icon Telegrafi

“Procedura për furnizimin e maskave mbrojtëse për personat me rrezik shëndetësor është në procedurë përgatitore”

Ministria e Shëndetësisë nëpërmjet një njoftimi informon se në procedurë përgatitore është procedura për furnizimin e maskave mbrojtëse, që do t’i marrin personat me rrezik shëndetësor, dhe pasi të mbarojë furnizimi, maskat do t’ju ndahen pacientëve.

Nga ministria e Shëndetësisë theksojnë se bëhet fjalë për furnizimin e 40 mijë maskave speciale që mbrojnë personat nga grimcat PM10, njofton Telegrafi Maqedoni.

Lexo po ashtu Maqedoni, 50.000 të sëmurë kronik nuk i morën maskat mbrojtëse të premtuara nga Filipçe

Duke marrë parasysh se procedurat ligjore për furnizimin e maskave janë të gjatë, kjo procedurë, thonë nga Ministria e Shëndetësisë, po zhvillohet me pak vonesë./Telegrafi/

Exit mobile version