Site icon Telegrafi

Procedohet penalisht Noizy, nuk e mbylli lokalin në orarin zyrtar?

Foto: YouTube

Policia e Durrësit ka proceduar penalisht dhe ka ndëshkuar me masë administrative dy persona, pasi nuk kanë mbyllur lokalin në orarin zyrtar.

Bëhet fjalë për shtetasit Rigels Rajku, pronar i subjektit dhe Indrit Deti, administrator i një subjekti tjetër. Për të 2 subjektet është vendosur masa administrative 1.000.000 lekë, për shkelje të orarit të përcaktuar në aktin normativ, për zhvillimin e aktiviteteve.

“Në vijim të kontrolleve, shërbimet e Policisë kanë konstatuar dhe proceduar penalisht për veprën penale “Prishja e qetësisë publike” shtetasit:

I.D., 26 vjeç (administrator i një subjekti) dhe R. R., 35 vjeç, (pronar i një subjekti), banues në Durrës, pasi u konstatuan duke vijuar organizimin e aktivitetit me muzikë, në lagjen nr.13 Plazh, Durrës, pas orarit të përcaktuar për mbyllje.

Gjithashtu, për të 2 subjektet është vendosur masa administrative 1.000.000 lekë, për shkelje të orarit të përcaktuar në aktin normativ, për zhvillimin e aktiviteteve”, njofton policia.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës apelon për të gjithë administratorët dhe pronarët e lokaleve që të respektojnë masat anticovid dhe orarin e përcaktuar për ushtrimin e aktivitetit.

Exit mobile version