Site icon Telegrafi

Problemi i parë për Angela Merkelin: Socialdemokratët refuzojnë të qeverisin me të

Partia Socialdemokrate njoftoi sot se nuk dëshironte të formonte koalicion me konservatorët, në qeverinë e ardhshme të Angela Merkelit.

Nga kjo parti thonë se preferojnë të jenë opozitë, “pas një dështimi me përmasa historike në zgjedhjet legjislative”.

“Ne kemi marrë një mandat të qartë nga zgjedhësit për të dalë në opozitë”, deklaroi një prej zyrtareve të partisë, Manuela Schwesig, për stacionin televiziv ZDF. “Për ne, koalicioni i madh me konservatorët përfundon sot”.

Exit mobile version