Site icon Telegrafi

Problemi i Hysajt nuk janë paratë

(Foto: Francesco Pecoraro/Getty Images/Guliver)

Agjenti Mario Giuffredi ka konfirmuar se Mario Rui dhe Giovanni Di Lorenzo janë pajtuar për zgjatjen e kontratave me Napoli, ndërsa pengesa për Elseid Hysajn nuk është aspekti ekonomik.

Përfaqësuesi i shqiptarit ka folur për Radio Kiss Kiss duke komentuar situatën e disa lojtarëve që i menaxhon.

Dhe derisa të tjerët kanë arritur marrëveshje për kontratat e reja, mbrojtësi i krahut akoma nuk ka vendosur për të ardhmen e tij.

(Foto: Francesco Pecoraro/Getty Images/Guliver)

“Jam takuar me presidentin Aurelio De Laurentiis të enjten dhe ai dëshiron që Hysaj të qëndrojë me çdo kusht, këtë e kërkon edhe Gennaro Gattuso”.

Lexo po ashtu Hysaj e ka kërkuar largimin nga Napoli

“Nuk është një problem ekonomik, lojtari dëshiron të bindet plotësisht se do të qëndrojë dhe ka nevojë për kohë që ta marrë atë vendim”, ka thënë agjenti i Hysajt. /Telegrafi/

Exit mobile version