Telegrafi

Problemi i Hazardit, numri në fanellë te Real Madridi

Ka vetëm një problem për lëvizjen e Eden Hazard te Real Madrid – fanella e tij e preferuar me numrin 10 tashmë është e zënë. 

Hazard e ka veshur fanellën me Nr.10 te Chelsea dhe kombëtarja e Belgjikës për disa vite, por Luka Modric e ka këtë numër te Los Blancos.

Real Madrid tashmë po punon që belgut t’ia gjejë një numër të fanellës sa më të përshtatshëm.

Departamenti i marketingut në klub dëshiron që ta maksimizojë shitjet e fanellës kur Hazard të vije, por i vetmi numër aktualisht i disponueshëm në skuadrën e parë është Nr.16.

Kjo fanella nuk ka asnjë lidhje me ndonjë nga emrat e njohur në historinë e Real Madridit.

Real Madrid do të preferonte të zyrtarizonte Hazardin me fanellat e reja dhe me emrin dhe numrin e tij pas.

Fituesit të ‘Topit të Artë’, Luka  Modric mund t’i kërkohet ta lirojë numrin, kështu që Hazard mund ta marrë atë, por kjo mund shkaktojë provojë jo të mirë te tifozët.

Mariano Diaz, e ka numrin 7, që dikur bartej nga Cristiano Ronaldo, numër që mund të pranohet nga belgu.

Gareth Bale do të mund të lironte fanellën me numrin 11 nëse ai do të lëvizë këtë verë, por duket se ky numër po ruhet për Vinicius Junior, i cili aktualisht e ka 28-shin.

Hazard e nisi te Chelsea me nr. 17 në shpinë, por edhe kjo fanellë aktualisht është duke u mbajtur nga Lucas Vazquez.

Realisht klubi i Realit është në hall me nurmin e fanellës së Hazardit. /Telegrafi/