Rey Manaj pritet të prezantohet gjatë kësaj jave te Barcelona B.
Sulmuesi që do të kalonte sot (e mërkure) te skuadra katalunase, kishte probleme shëndetësore.
AS raporton se transferimi i Manajt do të ndodhë në fund të kësaj jave, shkaku që kishte probleme me veshët e tij.
Stafin mjekësor i skuadrës katalunase i rekomanduar sulmuesit shqiptar që të jetë i durueshëm dhe të kalojë problemin jo edhe aq serioz.
Ata nuk duan që testet e lojtarit të dështojë, e që edhe transferimi i tij do të dështonte nga Albacetes.
Manaj aktualisht luan te skuadra nga La Liga 2, por që transferimi i tij te Bluagranasit është vetëm çështje orësh.
Natyrisht se ky kalim do të jetë një hap i madh për sulmuesin e Kombëtares së Shqipërisë, pasi shumë lehtë mund të depërtojë në skuadrën e parë. /Telegrafi/