Telegrafi

Problemet me lëndime, Costa mbetet në listën e shitjeve të Juves

Cristiano Ronaldo dhe Douglas Costa (Foto: Alessandro Sabattini/Getty Images/Guliver)

Juventusi ka vendosur ta shesë Douglas Costan, për shkak të problemeve të vazhdueshme të anësorit me lëndime – njofton Goal.

Manchester Unitedi është ndër klubet e interesuara për shërbimet e 29-vjeçarit, ndërkaq interesim akoma më i fuqishëm vjen nga Emiratet e Bashkuara Arabe.

Braziliani nuk dëshiron të largohet nga Zonja e Vjetër dhe dëshiron t’i dëshmojë cilësitë e tij.

(Foto: Stefano Guidi/Getty Images/Guliver)

Për më shumë, janë të pakta klubet evropiane që i duan shërbimet e tij, edhe pse përfaqësuesit e lojtarit janë përpjekur ta shesin në Ligën Premier.

Lexo po ashtu Nuk po gjen blerës, Douglas Costa mund të mbetet te Juve

Problemet me aftësitë fizike të Costas kanë bërë që klubet të kenë dyshime lidhur me angazhimin e tij. /Telegrafi/