Juventusi ka vendosur ta shesë Douglas Costan, për shkak të problemeve të vazhdueshme të anësorit me lëndime – njofton Goal.
Manchester Unitedi është ndër klubet e interesuara për shërbimet e 29-vjeçarit, ndërkaq interesim akoma më i fuqishëm vjen nga Emiratet e Bashkuara Arabe.
Braziliani nuk dëshiron të largohet nga Zonja e Vjetër dhe dëshiron t’i dëshmojë cilësitë e tij.
Për më shumë, janë të pakta klubet evropiane që i duan shërbimet e tij, edhe pse përfaqësuesit e lojtarit janë përpjekur ta shesin në Ligën Premier.
Problemet me aftësitë fizike të Costas kanë bërë që klubet të kenë dyshime lidhur me angazhimin e tij. /Telegrafi/