Eden Hazard ka pranuar se e ka të vështirë t’i rezistojë ushqimit gjatë kohës që po qëndron i izoluar në shtëpi si pasojë e pandemisë së coronavirusit.
Ylli i Real Madridit, i cili është duke u rikuperuar nga lëndimi, pas arritjes në Spanjë ishte kritikuar për shtim në peshë.
“Është e komplikuar për mua. Po përpiqem të mos ha shumë. Përpiqem të mos shkoj në qilar për të ngrënë shumë simite, por nuk është lehtë”, ka deklaruar Hazard për RTBF.
Përkundër lëndimit, belgu ka thënë se është duke bërë stërvitje në shtëpi në mënyrë që të rikuperohet sa më shpejt që është e mundur.
“Po punoj me fizioterapeutin online. Ai nuk mund të vijë më këtu, sepse është sëmurë dhe duhet të qëndrojë në shtëpi. E kemi nisur para 10 ditësh, por ai më dërgon video nga shtëpia”.
“Po angazhohem për ta forcuar nyjën dhe bëj çfarëdo që mundem nga shtëpia”, ka deklaruar Hazard. /Telegrafi/