Telegrafi

Probleme me viza, aeroplani i Cityt bllokohet në aeroportin e Mançesterit

Aeroplani i Manchester Cityt kishte planifikuar që në mbrëmjen e kësaj të shtune të fluturonte për në Kinë, mirëpo është kthyer sërish në aeroportin e Mançesterit.

Pep Guardiola dhe skuadra e tij do të fluturonin për në Shangai sot (13 korrik) për t’i zhvilluar ndeshjet parasezonale, mirëpo do të shkojnë atje me vonesë.

Sipas Daily Mirror, një numër i stafit të Etihad ishin të bllokuar në aeroport, për ta ndaluar kështu edhe fluturimin e tyre për në Kinë.

Anëtarët e stafit ishin parë të hutuar në aeroport, derisa besohet se aty kishte probleme me viza për disa lojtarë dhe disa anëtarë të klubit.

Kampionët e Ligës Premier do të përballen me West Ham Unitedin në Kupën e Azisë të mërkurën e javës së ardhshme, por siç duket Citizens do të shkojnë me një ditë vonesë në Kinë. /Telegrafi/