Telegrafi

Me probleme teknike, mbahen zgjedhjet studentore në UP

Në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina” këtë të premte po mbahen zgjedhjet studentore në formatin online.

Përmes një komunikate për media, UP-ja ka njoftuar se kanë ndërmarrë të gjitha masat e sigurisë, në mënyrë që sistemi ‘E VOTIMI’ të funksionojë në mënyrën e duhur.

Siç është thënë, këto masa të sigurisë janë ndarë edhe me institucionet kompetente ligj zbatuese.

Tutje, UP-ja ka bërë të ditur se në mëngjes është paraqitur një problem me regjistrimin e email-at e studentëve, i cIli më pas është sanuar.

Lexo po ashtu Nagavci: Nëse vazhdojnë problemet, zgjedhjet studentore të anulohen

“Megjithatë, nga ora 8.30 na është paraqitur një problem me regjistrimin e emaila-ve të studentëve. Ky problem nuk ka qenë në sistemin e votimit, por i njëjti është i lidhur protokollin e sigurisë së GOOGLE”, thuhet në komunikatën për media.

Sistemi i sigurisë së GOOGLE (Firewall) i lexon të gjitha emailat që dërgohen në account. Në qoftë se email-a e ka përmbajtjen njëjtë atëherë vetë Fireëall e bllokon dërgimin e emailit, pasi që mendon se sistemi i GOOGLE është duke u sulmuar. Pra për këtë arsye është paraqitur problemi në sistemin e votimit, i cili tani është sanuar”.

“Në takim me organet ligj zbatuese (PK), të cilin e kemi realizuar në ora 10:40, i kemi informuar që nuk ka pasur sulm në sistemin e votimit, pra sistemi ka qenë në vazhdimësi aktiv. Të njëjtit i kemi informuar edhe për natyrën e problemit që kemi pasur”.

Sipas UP-së, në kohën sa ka qenë i pamundur procesi i votimit, nuk ka pasur asnjë votë e cila është shtuar dhe kjo çështje mund të vërtetohet.

“KQZ UP do të kujdeset që kjo kohë e humbur të kompensohet. Në secilin rast, KQZ UP do të jetë transparente, në rast se ka ankesa ose kontestime eventuale. KQZ UP ju garanton që zgjedhjet do të jenë të drejta dhe me integritet, ku të gjitha OS dhe kandidatët do të trajtohen në mënyrë të barabartë”.

“KQZ UP ju garanton që nuk ka asnjë arsye për shqetësim lidhur me procesin zgjedhor, të zgjedhjeve studentore”, përfundon njoftimi. /Telegrafi/