Mijëra lojtarë do t’i bashkohen Zlatan Ibrahimovicit dhe Gareth Bales në hetimet kundër FIFA21 që ka përdorur imazhet e tyre.
Që të dy lojtarët, së bashku me agjentin Mino Raiola, kanë lëshuar postime në Twitter, duke kërkuar sqarim nga EA Sports dhe FIFPro për përdorimin e imazhit të tyre në videolojën, tashmë të famshme.
EA Sports është partner zyrtar i Milanit dhe i Tottenhamit, që kanë arritur marrëveshje që të përdorin imazhin e lojtarëve të tyre për videolojën, stadiumet dhe fanellat.
Who gave FIFA EA Sport permission to use my name and face? @FIFPro? I’m not aware to be a member of Fifpro and if I am I was put there without any real knowledge through some weird manouver.
And for sure I never allowed @FIFAcom or Fifpro to make money using me— Zlatan Ibrahimović (@Ibra_official) November 23, 2020
Bale ishte në kopertinën e FIFA-s sa ishte te Real Madridi, derisa EA beson se në marrëveshjen me Milanin, u jep atyre të drejtë që të përdorin imazhin e Ibrahimovicit.
Sidoqoftë, The Athletic raporton tani se mijëra lojtarë i janë bashkuar Ibrahimovicit dhe Bales për t’i mbrojtur imazhin e përdorur nga FIFA21.
Somebody is making profit on my name and face without any agreement all these years.
Time to investigate— Zlatan Ibrahimović (@Ibra_official) November 23, 2020
“Kush i ka thënë leje FIFA EA Sport që të përdor emrin dhe fytyrën time? FIFPro nuk jam në dijeni se jam anëtar i juaji dhe nëse jam, nuk jam në dijeni për këtë manovër të çuditshme. Dhe sigurisht se unë asnjëherë nuk kam lejuar FIFAcom apo Fifpro që të bëjnë para nga unë”.
.@Ibra_official Interesting… what is @FIFPro? 🤔 #TimeToInvestigate
— Gareth Bale (@GarethBale11) November 23, 2020
“Dikush është duke përfituar nga emri dhe fytyra ime oa ndonjë marrëveshje gjatë gjithë këtyre viteve. Koha për hetime”, ka shkruar Ibrahimovic.
Në anën tjetër, Bale i është përgjigjur: “Ibrahimovic, interesant…çfarë është FIFPro? #Kohapërhetime”. /Telegrafi/
Hope we get the answer to our letters now @Ibra_official https://t.co/IRwh2CDcL5
— RAIOLA (@MinoRaiola) November 23, 2020