Site icon Telegrafi

Probleme për pesë skuadra para startit të sezonit të ri në Superligën e Kosovës

Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) e ka njoftuar klubin e Prishtinës që në “Fadil Vokrri” nuk do të mund të luajë për një periudhë të caktuar për shkak se gjendja e fushës është e rënduar.

Muajt e fundit në stadiumin e vetëm në Kosovë që i plotëson kriteret ndërkombëtare janë luajtur përballjet e skuadrave që kanë marrë pjesë në garat evropiane.

Para disa ditësh është zhvilluar edhe një meç i boksit. Ndërsa, në momentet e fundit është anuluar një koncert muzikor.

Lexo po ashtu FFK njofton se kur do të fillojnë të gjitha ligat në futbollin kosovar

Nga klubi i Prishtinës nuk e shohin shumë të arsyeshëm këtë vendim të FFK-së.

“Ne do ta kuptonim vendimin e FFK-së nëse nuk do të zhvillohej asnjë ndeshje në Fadil Vokrri deri në shtator kur luan Kombëtarja. Por, nëse Ballkani luan gjatë muajit gusht pse Prishtina të mos luaj. Nuk po kemi edhe shumë opsione për të gjetur stadium,” tha për RTV Dukagjinin drejtori i kryeqytetasve, Artan Osmani.

Në kufi me Prishtinën është edhe një stadium tjetër që nuk është në gjendje aspak të mirë, ‘Ekrem Grajqevci’ i Fushë-Kosovës.

Lexo po ashtu Kalendari i plotë i fazës së parë për edicionin 2023/24 në Superligën e Kosovës

E ndeshjet e para si vendas nuk do të mund t’i luajë skuadra e këtij qyteti.

Menaxheri i klubit, Bujar Ismajli, tha se punimet në këtë stadium kanë filluar dhe pritet të përfundojnë në muajin nëntor.

“Po, ndeshjet e para si vendas do t’i luajmë në stadiumin ‘Sami Kelmendi’ në Lipjan, pasi që gjendja e fushës tonë nuk ka qenë e mirë dhe kanë filluar punimet. Sipas invesitorit punimet pritet të përfundojnë në muajin nëntor,” tha ai.

Lexo po ashtu Hidhet shorti për edicionin 2023/24 në Superligën e Kosovës, mësohen çiftet e javës së parë

As Malisheva në fillim të edicionit nuk do t’i pres kundërshtarët në “shtëpinë” e saj.

Në stadiumin ‘Liman Gegaj’ do të punohet në pjesën infrastrukturore dhe do të ndërrohet tapeti i fushës artificiale.

Drejtori i klubit, Kastriot Kafexholli, tregoi se ju është premtuar që punimet do të përfundojnë brenda një muaji.

Lexo po ashtu Zyrtare: Ballkani i jep lamtumirën Albion Rrahmanit

“Ndeshjet e para nuk do t’i luajmë si vendas, por në stadiumin e qytetit në Suharekë. Punimet në stadiumin “Liman Gegaj” pritet të përfundojnë brenda një muaji, ashtu siç na ka thënë kontraktuesi i kontraktuar nga Federata e Futbollit të Kosovës. Falënderojmë FFK-në dhe Komunën e Malishevës për mbështetje,” tha ai.

Përveç Prishtinës, Malishevës dhe Fushë-Kosovës tashmë dihet që një kohë të gjatë se Drita dhe Gjilani nuk luajnë në stadiumin e qytetit, por atë me bari sintetik.

Punimet në stadiumin e qytetit në Gjilan janë ndërprerë dhe ende nuk dihet se kur pritet të nisin përsëri.

Në anën tjetër, deri më tani pjesa tjetër e ekipeve të Superligës (Ballkani, Llapi, Dukagjini, Liria dhe Feronikeli ’74) nuk kanë probleme të tilla.

Exit mobile version