Të dhënat e ndotjes së ajrit në Tetovë, orë për orë, ekzistojnë, por ndonjëherë ndodhë që të humben. Përgjegjësit thonë se ka një problem kompjuterik që janë duke tentuar ta mënjanojnë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ljupço Grozdanovski thotë për Radio Evropën e Lirë se ky problem shkakton humbjen e të dhënave gjatë periudhës së mesditës të ndotjes së ajrit. Ai shprehet se janë në fazë të zgjidhjes së këtij problemi.
Në pikat e matjes së ndotjes së ajrit ka instrumente speciale. Pas përpunimit të mostrave të ajrit, instrumenti jep të dhëna të matura dhe të transferueshme. Të dhënat më pastaj transferohen te serveri i Ministrisë për Mjedis Jetësor dhe Planifikim Hapsinor./Telegrafi/