Njëri nga talentet më të mëdhenj në botë, Gabriel Jesus e ka nisur siç është më së miri aventurën tek Manchester City.
Jesus në mesjavë shënoi edhe golin e parë me Cityn në Ligën Premier përballë West Ham United.
Por një gjë e pazakontë i ka ndodhur lojtarit në fund të ndeshjes.
Gjiganti televiziv ESPN Brazil ka zbuluar fjalët që Jesus i ka thënë shokut të skuadrës, Fernandinhos.
“Sa shumë po më qeshet, sapo lëshova disa gazra andej nga Delph”, i thoshte Jesus Fernandinhos duke qeshur.
Kjo gjë ka bërë që edhe drejtuesit e emisionit në ESPN të qeshin shumë.
Kujtojmë që City shënoi fitore të thellë në udhëtim tek West Ham United 0-4. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?time_continue=44&v=NoCHNGYX6M4