Nën thirrjet “Po du msus jo përdhunues”, ka nisur protesta para shkollës “Skënderbeu” në Drenas.
Protestës i janë bashkangjitur nxënës të shkollës së Drenasit, si dhe aktivistë nga qytetet e Kosovës. Në protestë ka dalë edhe kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, i cili ka thënë se do të flasë për media pas protestës.
Protesta “Pro mësimit, jo përdhunimit”, më pas do të vazhdojë drejt stacionit policor të Drenasit.
Protestës i janë bashkangjitur edhe disa mësimdhënës.