Ermir Lenjani ka shënuar një gol fantastik kundër Danimarkës në ndeshjet kualifikuese për evropianit France 2016.
Këtë gol e kishte festuar në mënyrë akrobatike dhe kjo ka tërhequr vëmendjen medieve dhe video-lojërave.
Njëra ndër to është edhe loja shumë e pëlqyer e shqiptarëve Pro Evolution, e cila ka shfrytëzuar imazhin e mesfushorit shqiptar për video-lojën e futbollit.
“Mirëserdhët në shtegun artistik”, kështu e ka titulluar këtë akrobacion të Lenjanit, cili aktualisht gjendet me kombëtaren shqiptare në Vjenë, transmeton Telegrafi.
Mbetet të shihet në ditët e ardhshme nëse video-loja ka marr pëlqimin e futbollistit për shfrytëzimin e imazhit.
Ndryshe, Gianni de Biasi, trajneri i kuqezinjve, ka bërë publike emrat e 23 futbollistëve që do të marrin pjesë në kampionatin evropian.
Berat Gjimshiti, Milot Rashica, Amir Rrahmani dhe Herolind Shala kanë mbetur jashtë evropianit. /Telegrafi/