Telegrafi

Pro Bet Prishtina fiton Kupën e Kosovës në kategorinë e femrave

Të dielën në Suharekë është zhvilluar finalja e femrave në kuadër të Kupës së Kosovës në basketboll.

Dy skuadrat që e kanë kërkuar trofeun në palestrën “13 Qershori” ishin Pro Bet Prishtina dhe Penza.

Pas një përballjeje shumë të ngushtë, Pro Bet Prishtina arriti që të fitonte me dy pikë epërsi pas vazhdimeve (79-77) duke e mbrojtur trofeun.

Kjo skuadër e kishte fituar Kupën e Kosovës edhe në edicionin e kaluar.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet për FINAL 8

Pas këtij triumfi, Pro Bet Prishtina (ish-Universiteti) tashmë është stolisur me 10 trofe të Kupës së Kosovës në basketboll.

Ndërkaq, klubi basketbollistik i femrave, Penza, mbetet me gjashtë trofe të fituara në këtë garë.

Theksojmë se këtë edicion për herë të parë është zhvilluar ‘Final 8’ i Kupës së Kosovës me këtë format, duke filluar nga 28 shkurti deri më 4 mars në palestrën “13 Qershori” në Suharekë.

‘Final 8’ më parë është organizuar në Gjakovë në vitin 2014, por jo në këtë format. /Telegrafi/