Policia e Kosovës ka raportuar për një rast të vjedhjes në Prizren.
Siç bëhet e ditur një person ka raportuar se i janë vjedhur 900 kg mjaltë.
Rasti ka ndodhur të mërkurën në Prizren.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se të dyshuar të panjohur i kanë vjedhur 900 kg mjaltë. Rasti nën hetime”, thuhet në raport. /Telegrafi/