Një person është arrestuar pasi e kishte kanosur si dhe sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 19:30, në Prizren.
Siç thuhet në raport, viktima nuk ka pasur nevojë për tretman mjekësor.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti e ka kanosur dhe sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare- bashkëshorten e tij. Viktima nuk ka pasur nevojë për tretman mjekësor. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari është dërguar në mbajtje. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raport. /Telegrafi/