Një person është arrestuar nën dyshimin se i njëjti me qëllim të përfitimit personal në mënyrë të kundërligjshme i ka premtuar viktimës se do ta punësojë një anëtar të familjes në spital duke i marr një shumë parash.
Sipas raportit të policisë, bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur më 01.09.2022 në fshatin Korishë, në Prizren.
Tutje bëhet e ditur se i dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Më 08.02.2023 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar me dyshimin se i njëjti me qëllim të përfitimit personal në mënyrë të kundërligjshme duke i premtuar viktimës se do ta punësojë një anëtarë të familjes në spital i ka marr një shumë parash. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/