Telegrafi

Prizrenasi gjen një kuletë me para dhe e dorëzon në polici 

Foto: Ilustrim

Një person të enjten rreth orës 16:00 ka gjetur një kuletë, brenda së cilës kishte para në vlerë rreth 140 euro si dhe një letërnjoftim, në Prizren.

Policia e Kosovës përmes një njoftimi bën të ditur se në bazë të dokumentit të gjetur në kuletë është identifikuar dhe është kontaktuar pronari i kuletës, ai ka ardhur në stacion e ka marrë kuletën me para dhe ka deklaruar se asgjë nuk i mungon.

“Me datë  11.08.2022, rreth orës 16:00, qytetari A. S (36) nga Prizreni, ka raportuar në Stacionin Policor Prizren se ka gjet një kulet me një shumë të parave (rreth 140 euro ). Në kulet përveç parave kishte edhe një letërnjoftim të një qytetari nga Suhareka. Në bazë të dokumentit të gjetur në kuletë është identifikuar dhe është kontaktuar pronari i kuletës, ai ka ardhur në stacion e ka marrë kuletën me para dhe ka deklaruar se asgjë nuk i mungon”, thuhet në njoftim.

Tutje sipas njoftimit, ky nuk është rast i vetëm kur qytetarët i kthejnë gjërat e gjetura. /Telegrafi/