Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të vjedhjes në fshatin Lubizhdë të Prizrenit.
Policia bën të ditur se në një objekt janë vjedhur 51 korniza të dritareve, të cilat kanë qenë material plastik, transmeton Telegrafi.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se të dyshuar të panjohur, nga objekti kanë vjedhur 51 korniza të dritareve të dimensioneve të ndryshme, material plastik me vlerë. Në vendngjarje kanë dalë njësitet përkatëse”, thuhet në njoftim.
Policia njofton se lidhur me rastin është njoftuar prokurori. /Telegrafi/