Policia e Kosovës raporton se të premten në Prizren është gjetur një person pa shenja jete në afërsi të një objekti.
Familjarët kanë njoftuar se personi në fjalë ishte punëtorë ndërtimi.
“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore dhe ndihma e shpejtë mjekësore dhe nga mjeku është konstatuar vdekja e viktimës, i cili sipas familjarëve kishte qenë punëtorë ndërtimi në kompani”.
Me urdhër të prokurorit i cili po ashtu ka dalë në vendin e ngjarjes trupi i pajetë i viktimë është dërguar në IML për obduksion, ndërsa rasti vazhdon të hetohet./Telegrafi/