Telegrafi

Prizren, policia ndaloi dhjetë persona – ata nuk respektuan kufizimin e lëvizjes

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka ndaluar dhjetë persona në Prizren, pasi që ata nuk kanë respektuar kufizimin e lëvizjes.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, personat e dyshuar janë ndaluar në rrugën “Reshat Kajagiu”, “William Wolker”, “Adem Jashari” dhe “Rrust Kabashi”, transmeton Telegrafi.

Policia bën të ditur se me vendim të prokurorit është iniciuar lënda e rastit, ndërsa të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

Rastet e ndara sipas raportit të Policisë së Kosovës:

• Rr. Reshat Kajagiu, Prizren, 09.07.2020, 01:20. Dy të dyshuar meshkuj kosovarë, janë hasur nga njësiti policor duke lëvizur me veturë në kohën kur nuk lejohet lëvizja e lirë sipas vendimit të qeverisë së Republikës së Kosovës për shkak të virusit Covid-19. Me vendim të prokurorit është iniciuar lënda e rastit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

• Rr. William Wolker, Prizren 09.07.2020, 01:30. Dy të dyshuar meshkuj kosovarë, janë hasur nga njësiti policor duke lëvizur në kohën kur nuk lejohet lëvizja e lirë sipas vendimit të qeverisë së Republikës së Kosovës për shkak të virusit Covid-19. Me vendim të prokurorit është iniciuar lënda e rastit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

• Rr. Adem Jashari, Prizren 09.07.2020, 01:20. Tre të dyshuar meshkuj kosovarë, janë hasur nga njësiti policor duke lëvizur në kohën kur nuk lejohet lëvizja e lirë sipas vendimit të qeverisë së Republikës së Kosovës për shkak të virusit Covid-19. Me vendim të prokurorit është iniciuar lënda e rastit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

• Rr. Rrust Kabashi, Prizren 10.07.2020-01:12. I dyshuari mashkull kosovar, është hasur duke lëvizur në kohën kur nuk lejohet lëvizja e lirë sipas vendimit të qeverisë së Republikës se Kosovës për shkak te virusit Covid 19. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

• Rr. Rrust Kabashi, Prizren 10.07.2020-01:12. I dyshuari mashkull kosovar është hasur duke lëvizur në kohën kur nuk lejohet lëvizja e lirë sipas vendimit të qeverisë së Republikës se Kosovës për shkak te virusit Covid 19.Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

• Rr. Rrust Kabashi, Prizren, 10.07.2020-01:12. I dyshuari mashkull kosovar është hasur duke lëvizur në kohën kur nuk lejohet lëvizja e lirë sipas vendimit të qeverisë së Republikës se Kosovës për shkak te virusit Covid 19. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

Ndryshe, që nga fillimi i pandemisë COVID-19 e deri më tani në Kosovë më coronavirus janë infektuar 4 mijë e 307 persona, 2 mijë e 118 janë shëruar kurse janë regjistruar edhe 94 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje tjera shoqëruese. /Telegrafi/