Site icon Telegrafi

Prizren, një personi i vidhet çanta me para, dokumente personale e telefon

Një vjedhje grabitqare raportohet se la ndodhur mëngjesin e së hënës në Prizren.

Policia njofton se një person ka raportuar se dikush i panjohur ia ka vjedhur çantën e krahut, në të cilën sipas viktimës ka pasur para të gatshme, një telefon celular dhe dokumente personale.

“Prizren 03.07.2023 – 08:30. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se një person i panjohur ia kishte vjedhur çantën e krahut në të cilën sipas viktimës kishte para të gatshme, një telefon celular dhe dokumente personale”, thuhet në raportin policor.

Si pasojë, viktima ka pranuar tretman mjekësor.

Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin. /Telegrafi/

Exit mobile version